Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.
Gjatë takimit nga Kryeprokurori i Shtetit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe prokurorisë dhe autoriteteve zvicerane të zbatimit të ligjit, me fokus të veçantë në luftimin e krimit të organizuar dhe të shpëlarjes së parave, gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, si dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve të shtetit përmes bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë dhe ekspertët zviceranë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja e Zvicrës shprehën gatishmërinë për të intensifikuar dhe avancuar bashkëpunimin e ndërsjellë në çështjet e sundimit të ligjit.


