Sporti

Dani Carvajal arrin marrëveshje përfundimtare me Getafen

10/06/2026 16:49
nga:Mergim Rreci

Dani Carvajal është shumë pranë një transferimi te Getafe, në një lëvizje që mund të sjellë një tjetër kapitull në karrierën e mbrojtësit spanjoll.

Sipas Marca, dy palët kanë arritur tashmë një marrëveshje për transferimin e lojtarit. Megjithatë, ende nevojitet miratimi i LaLiga-s sa i përket pagës së Carvajal.

Nëse procedura përfundon me sukses, Carvajal pritet të bëhet pjesë e Getafes, duke sjellë me vete eksperiencën e tij të madhe në futbollin spanjoll dhe atë evropian.

Tashmë, gjithçka mbetet në duart e LaLiga-s për të dhënë dritën jeshile për marrëveshjen.

/GazetaBlic Sport/