Lajme

Gucati: S’ka veresi për Kurtin, po manipulon dhe po do ta çojë vendin në zgjedhje

10/06/2026 16:12
nga:L J

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që fillimisht të votohet presidenti, e më pas projektligji për Gjykatën Speciale.

Gucati ka thënë se me këtë qasje, Kurti po synon ta çojë vendin në zgjedhje.

“Nëse z. Kurti është kaq zemërgjerë, atëherë hajde po i shtimë me një paketë, votimin e ligjit dhe presidentin”, ka thënë Gucati.

Sipas tij, nuk duhet të ketë “veresi” dhe çështjet duhet të trajtohen në një paketë.