Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ismaili ka thënë se situata aktuale është krijuar si pasojë e veprimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kryekëput një situatë e cila është krijuar nga kryeministri i Kosovës, i cili filloi me pompozitet për idenë e mbështetjes së ligjit, i cili është në realitet është një ligj që kërkon drejtësi, nuk është një ligj që po i bëhen favorë një partie, apo një partie tjetër”.
Sipas tij, qëllimi i këtij ligji është që të sigurojë drejtësi dhe transparencë.
“Është një ligj i cili kërkon që të ketë drejtësi, që të ketë transparencë”, deklaroi deputeti i PDK-së.


