Lajme

Kelmendi: Albin Kurti u tha JO djemve të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit…

10/05/2026 19:29
nga:Gazeta Blic

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka thënë jo kërkesës për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Djemtë kanë kërkuar ndryshimin e ligjit, drejtësi për baballarët e tyre, drejtësi për luftën e UÇK-së, drejtësi për kërkesën e shqiptarëve për liri. Albin Kurti iu paska thënë: Jo, njëherë e dua një President për vete!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në protestë ka dalë djali i Rexhep Selimit, djali i Jakup Krasniqit, djali i Kadri Veselit, djali i Hashim Thaçit.
Djemtë kanë kërkuar ndryshimin e ligjit, drejtësi për baballarët e tyre, drejtësi për luftën e UÇK-së, drejtësi për kërkesën e shqiptarëve për liri.
Albin Kurti iu paska thënë: Jo, njëherë e dua një President për vete!
Ok! Secili me prioritetet e veta!