Një vetaksident dyshohet se ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Zaskok të Ferizajt.
Sipas pamjeve, automjeti shihet i dëmtuar në pjesën e përparme, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk dihen.
Nuk dihet as nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti.



