Lajme

Dy të vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet në Spanjë

10/04/2026 23:32
nga:Gazeta Blic

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve në rajonin e Katalonjës në Spanjë.

Udhëheqësi i Katalonjës, Salvador Illa, konfirmoi vdekjen e një burri në Tordera, në veri të Barcelonës, pasi një mur u shemb. Viktima e dytë humbi jetën në Montornes del Valles, sipas shërbimeve zjarrfikëse, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës po kërkojnë një person të zhdukur në Pineda de Mar, rreth 52 kilometra në veri të Barcelonës.

Autoritetet katalanase kishin lëshuar alarm të kuq për motin dhe u kishin bërë thirrje qytetarëve të qëndronin në ambiente të mbyllura, për shkak të rrezikut nga reshjet e mëtejshme dhe mundësisë së një fenomeni të fuqishëm atmosferik në verilindje të vendit.