Sporti

Gallapeni pas barazimit ndaj Austrisë: Goli në fund na zhgënjeu, por s’duhet të ndalemi

10/04/2026 21:00
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, ka folur për Klan Kosovën pas barazimit 1:1 ndaj Austrisë.

Gallapeni u shpreh i zhgënjyer me golin e pranuar në fund të ndeshjes, duke theksuar se Kosova pati mundësi të mira për ta mbyllur takimin me fitore.

“Normalisht, goli në fund na zhgënjeu pak, duke marrë parasysh që besoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Kishim disa mundësi rastesh”.

“Mirëpo, ky është futbolli dhe nuk duhet të ndalemi këtu. Kemi dy ndeshje në nëntor që janë shumë të rëndësishme. Shpresojmë të përgatitemi sa më mirë për ato dhe besojmë se do të dalim me rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.