Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me Austrinë në kuadër të UEFA Nations League, në një sfidë që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Para fillimit të ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur për “Klan Kosovën”, duke vënë theksin te nevoja për përqendrim dhe intensitet gjatë gjithë takimit, sidomos në momentet kur Austria fiton topin.
Foda tha se duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e austriakëve, të cilët sipas tij janë shumë të shpejtë në tranzicion.
“E rëndësishme është intensiteti i lojës sot, që të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë Austrisë, pasi e dimë se pas fitimit të topit austriakët janë shumë të shpejtë në kundërsulme. Kjo është pjesa kryesore ku do të mundohemi të punojmë sot”, u shpreh Foda.
Kosova dhe Austria do të përballen sot me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/GazetaBlic Sport/


