Sporti

Dardanët nisen drejt “Fadil Vokrrit”, kërkojnë fitoren ndaj Austrisë

10/04/2026 16:31
nga:Mergim Rreci

“Dardanët” janë nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”, ku sonte do të përballen me Austrinë.

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren ndaj austriakëve, të cilët i mposhtën “Dardanët” në ndeshjen e parë në Vjenë me rezultat 3:1.

Në rast të fitores, Kosova do të barazohej me Austrinë me pikë në garën për vendin e parë në grup.