Lajme

Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion

10/04/2026 14:58
nga:Genita C

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet nesër në ora 08:00, për të shqyrtuar në lexim të parë Ligjin për Specialen.

Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.

“Në njoftimin që e kemi pranuar sot është se nesër me fillim nga ora 08:00 do të kemi mbledhje të Komisionit për Legjislacion, ku do të shqyrtohet në lexim të parë Ligji për Specialen. Praktikisht si është vepruar këto 5 vitet e fundit, zakonisht kur në ora 08:00 është mbledhur komisioni kemi pasur seancë në ora 09:00. Pra, i bie që nesër në ora 09:00 kemi seancë”, deklaroi Tahiri për GazetaBlic.