Lajme

Raportohet se Grupi parlamentar i LVV ka dorëzuar kërkesë për seancë nesër në orën 9:00

10/04/2026 14:41
nga:Genita C

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka dorëzuar kërkesë për mbajtjen e një seance të Kuvendit të Kosovës nesër, kështu raporton Gazeta10.

Kërkesa është dorëzuar nga grupi parlamentar i LVV-së, ndërsa pritet që në seancë të shqyrtohen çështjet e parapara nga kjo parti.

Seanca është kërkuar të mbahet nesër në orën 09:00.