Lajme

Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Berlin: Krejt diaspora kundër aktgjykimit të Hagës

10/04/2026 08:17
nga:Genita C

Diaspora e Kosovës sot do të protestojë në Berlin, kundër vendimit dënues nga Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Gjermani, Xhavit Sadrijaj, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se krejt diaspora janë kundër këtij vendimi.

“Kërkojmë apel të drejtë, rishikimin e të gjitha akuzave dhe normalisht me përfundimin e drejtë të këtij aktgjykimi dhe të kthehen në shtëpinë e vet pas gjashtë viteve paraburgim të panevojshëm, ish-krerët e UÇK-së”, tha Sadrijaj.

Ai foli edhe rreth efektit që mund të kenë këto protesta për qeveritë financuese të speciales.