Showtime

Shakira shokohet nga zëri i Dua Lipës, momenti bëhet viral

10/04/2026 07:56
nga:Genita C

Dua Lipa dhe Shakira kanë ndarë sonte skenën në Madrid.

Ylli shqiptar me famë botërore e këndoi fjalë për fjalë një prej këngëve më të hershme të Shakiras, Antologia.

Me të nisur këndimin Dua, Shakira vuri dorën në zemër dhe u shokua nga zëri i saj.

Këngën e vijuan të dyja bashkë, bashkë me një orkestër që luante “live”.