Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në Zonën Industriale të Fushë-Kosovës.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij nga zjarri është përfshirë një objekt dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.


