Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës janë në thelb të punës së EULEX-it.
Kështu u vlerësua të enjten gjatë takimit mes shefit të EULEX-it, Antero Lopes, dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit, Lopes falënderoi gjithashtu ambasadorin Antonini për kontributin e rëndësishëm të Italisë në mbështetje të misionit.


