Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, dje ishte pjesë e takimeve që zhvilloi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Zyra e BE’së dha detajet për diskutimet mbi rrugën integruese të Kosovës drejt Unionit.
Schuebel i tha von der Leyen “deri në takimin e radhës” pas përfundimit të vizitës së saj në Kosovë.
“Gjatë vizitës, ai ishte dëshmitar i përkushtimit ndaj integrimit të Kosovës në BE në takimet e Presidentes von der Leyen me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe Kryeministrin Albin Kurti, si dhe i entuziazmit të studentëve të matematikës dhe shkencave natyrore në Kosovë, të cilët së shpejti do të zhvendosen në objektin e ri të fakultetit të tyre, të ndërtuar me mbështetjen e BE-së”.
“Ishte një ditë e mirë!” tha Schuebel.


