Lajme

Çitaku, Kurtit: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për fjalë boshe

10/01/2026 20:22
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së sotme , duke kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e trajtimit të çështjes së UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se, pas protestës, ndërtesa e Qeverisë është mbuluar me simbolin e UÇK-së, por kërkoi që kjo të pasohet me veprime konkrete.

Çitaku theksoi se prej 16 ditësh po zhvillohen protesta me moton “Jo në emrin tim” në Kosovë dhe në diasporë, ndërsa kërkesa, sipas saj, është që ligji për mbrojtjen e UÇK-së të dërgohet në Kuvend dhe të votohet.