Lajme

Von der Leyen: Besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës

10/01/2026 14:47
nga:L J

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se beson në të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ajo tha se e di se sa thellësisht qytetarët e Kosovës e ndiejnë veten evropianë, duke theksuar se kjo duhet të shndërrohet në përparim konkret drejt Bashkimit Evropian.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës, dhe atë qartazi, sepse e di sa thellësisht ndihen evropianë populli i Kosovës dhe ky është një themel mbi të cilin duhet të ndërtojmë. Detyra jonë është që ta shndërrojmë këtë aspiratë në progres konkret drejt BE-së”, tha ajo.