Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot në orët e paradites një stërvitje të lehtë në Debrecen, duke bërë përgatitjet e fundit para përballjes së rëndësishme ndaj Izraelit.
Pas përgatitjeve të fundit, Dardanët janë të fokusuar maksimalisht në ndeshjen e radhës, ku synojnë të paraqiten sa më mirë dhe të kërkojnë rezultat pozitiv, transmeton GazetaBlic Sport.
Kosova do të përballet me Izraelin sonte nga ora 20:45, në kuadër të Grupit 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve. Atmosfera në kampin kosovar është e përqendruar, ndërsa skuadra pritet të japë maksimumin në fushë në këtë sfidë.
/GazetaBlic Sport/


