Sporti

Izraeli – Kosova, vlerat momentale të dy kombëtareve në treg

10/01/2026 13:22
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Izraeli do të përballen sonte në 20:45, në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Përballja është e treta për të dyja skuadrat në këtë edicion.

Në aspektin financiar, diferenca mes dy përfaqësueseve është e dukshme. Sipas të dhënave të Transfermarkt, skuadra e Kosovës ka një vlerë totale prej rreth 146.05 milionë euro, ndërsa përfaqësuesja e Izraelit vlerësohet në rreth 110.83 milionë euro.

Kjo do të thotë se Kosova ka një vlerë të përgjithshme më të lartë, bazuar në vlerësimet e Transfermarkt, gjithashtu ka epitetin e kombëtares favorite nga kuotat e basteve.

/GazetaBlic Sport/