Lajme

Qindra biznese shqiptare e gjermane më 2 tetor në Kehl të Gjermanisë

10/01/2026 11:15
nga:G B

Me 2 tetor, qyteti i Kehlit ne Gjermani do te bëhet pikëtakim i qindra bizneseve, përfagësuesve institucionalë dhe diplomatike nga Kosova, Gjermania, Shqiperia, Maqedonia e Veriut dhe vende te tjera evropiane.

Takimi organizohet nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, me synim krijimin e partneriteteve te reja, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për bizneset shqiptare në tregun gjerman.

Ne program parashihen prezantime te anétarëve Premium PLUS të Unionit, diskutime dhe takime mes sipërmarrësve, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me program artistik dhe darke rrjetizimi.

Kryetari i Bordit të Unionit, Zenun Krasniqi, ka theksuar se synimi eshte qe kontaktet mes bizneseve te shndërrohen ne bashkëpunime konkrete, investime dhe projekte te reja.
Ngjarja ne Kehl pritet te sjelle ne nje vend sipermarres, institucione dhe diplomatë, duke forcuar urën ekonomike mes diasporës, Kosoves dhe Gjermanise.