Sporti

Kosova shihet si më favorite në duelin ndaj Izraelit

10/01/2026 09:38
nga:Mergim Rreci

Kosova hyn sonte në përballjen me Izraelin me epitetin e kombëtares favorite.

Sipas të dhënave të publikuara nga bastet, kuota për fitoren e Izraelit është 3.40, barazimi kuotohet 3.40, ndërsa fitorja e Kosovës është me kuotën 2.00, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja Izrael – Kosovë zhvillohet sonte, në kuadër të Grupit B3 të UEFA Nations League, me fillim në ora 20:45.

Në përballjet e fundit direkte, Kosova ka marrë rezultate pozitive ndaj Izraelit: 1-0 në nëntor 2023 dhe 1-1 në mars 2023.

/GazetaBlic Sport/