Kosova do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku përballë do të ketë Izraelin.
Takimi do të luhet në Hungari, ndërsa “Dardanët” do të kërkojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive pas disfatës së pësuar ndaj Austrisë.
Në dy ndeshjet e para, Kosova e nisi kampanjën me një fitore 1:0 ndaj Irlandës, ndërsa më pas u mposht 3:1 në transfertën ndaj Austrisë. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


