Lajme

Mustafa: Projektligji për Dhomat e Specializuara nuk duhet të futet në pazarin politik

09/30/2026 20:01
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa,  ka folur edhe për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se kjo çështje, sipas tij, nuk duhet të bëhet pjesë e pazareve politike.

“Çështja e projektligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të futet në pazarin politik. Nuk është çështje e ndarjes së pushtetit. Me këtë ligj, PDK-ja nuk synon të marrë asnjë lloj pushteti dhe mendoj që do të ishte e ulët që çështja e projektligjit të baraspeshohet me negociatat që partitë politike mund t’i kenë”, ka deklaruar Mustafa në Gazeta10.

Ai ka nënvizuar se trajtimi i këtij projektligji duhet të ndahet nga negociatat dhe marrëveshjet politike ndërmjet partive.