Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e planifikimit të 102 milionë eurove, duke argumentuar se këto mjete do të duhej të përdoreshin për mbrojtjen dhe procesin e Apelit në Gjykatën Speciale, si dhe për diplomaci dhe lobim ndërkombëtar, raporton GazetaBlic.
Ai e ka cilësuar pagën e 13-të për një pjesë të punëtorëve si përdorim të gabuar të fondeve publike dhe ka pretenduar se masa mund të ketë ndikim në konsum, importe dhe inflacion.


