Sporti

Foda thotë se do ta ndryshojë formacionin: Ndaj Izraelit na pret ndeshje e rëndësishme

09/30/2026 17:00
nga:L J

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur para duelit të radhës ndaj Izraelit, duke e vlerësuar kundërshtarin si një kombëtare të fortë dhe me futbollistë teknikë e të shpejtë.

Kosova dhe Izraeli përballen nesër nga ora 20:45.

“Izraeli është kombëtare shumë e fortë, kanë futbollistë teknikë dhe të shpejtë. Presim ndeshje të fortë nesër. Ne duhet të jemi kompaktë, do të luajmë sa më mirë që të jetë e mundshme. Nesër do ta ndryshojë formacionin, s’do të jetë i njëjti sikurse ndaj Austrisë. Na pret ndeshje e rëndësishme”, ka deklaruar Foda.

“Ndaj Austrisë nuk ishim aq keq, por do provojmë të luajmë sikurse ndaj Irlandës dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë nesër”, u shpreh Foda.

Me ndryshime të paralajmëruara në formacion dhe me synimin për një paraqitje më të mirë, Kosova pritet të hyjë maksimalisht e motivuar në sfidën e nesërme për të marrë tre pikë.

/GazetaBlic Sport