Gazetari dhe prezantuesi britanik, Piers Morgan, ka reaguar ashpër pas vendimit ndaj Manchester Cityt në lidhje me shkeljet financiare.
Morgan ka deklaruar se, sipas tij, klubi duhet të dënohet me rënie nga Premier League, duke kundërshtuar mundësinë që një gjobë apo një ndalim transferimesh të jetë masa kryesore.
“Duhet të bien 100% nga Premier League. 100%”, u shpreh Morgan.
Ai shtoi se Manchester City duhet të përballet edhe me një zbritje pikësh për katër sezonet e ardhshme, duke argumentuar se ndëshkimi duhet të ketë një ndikim real te klubi.
“Duhet të ketë një dënim të vërtetë. Gjoba është e parëndësishme. Dënimi duhet t’i dëmtojë”, tha Morgan.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur çështja e Manchester Cityt ka shkaktuar reagime të shumta në futbollin anglez, ndërsa debati kryesor tashmë lidhet me masën e mundshme të dënimit ndaj klubit.
/GazetaBlic Sport/


