Sporti

Raul Asencio do t’i nënshtrohet operacionit

09/30/2026 13:43
nga:Mergim Rreci

Real Madridi ka konfirmuar një lajm të keq për mbrojtësin Raul Asencio.

Klubi spanjoll ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi do t’i nënshtrohet të enjten një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një frakture nga stresi në tibian e këmbës së djathtë.

Asencio e ka vuajtur këtë problem prej disa muajsh dhe trajtimi konservativ nuk ka sjellë përmirësimin e dëshiruar. Për këtë arsye, pas konsultimeve mes lojtarit, stafit mjekësor dhe atij teknik, është vendosur që ndërhyrja kirurgjikale të jetë zgjidhja e radhës.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, mbrojtësi pritet të mungojë rreth dy deri në tre muaj, megjithëse koha e saktë e rikuperimit do të përcaktohet pas operacionit.

Ky është një tjetër shqetësim për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, i cili tashmë po përballet me probleme në repartin defensiv. Asencio ende nuk ka regjistruar paraqitje zyrtare këtë sezon dhe tashmë do të duhet të nisë një tjetër proces rikuperimi.

/GazetaBlic Sport/