Sporti

Micah Richards i tronditur nga vendimi ndaj Manchester Cityt: Jam i pikëlluar dhe i zemëruar

09/30/2026 12:48
nga:Mergim Rreci

Ish-lojtari i Manchester Cityt, Micah Richards, ka reaguar me emocione të forta pas vendimit ndaj klubit, duke thënë se lajmet për çështjen e kanë tronditur.

“Kam qenë në atë klub që nga mosha 14-vjeçare. Do të vdisja për atë klub. E realizova ëndrrën time te Manchester City”, u shpreh Richards.

Ai tha se ndihet “i pikëlluar, i zemëruar dhe paksa i hutuar” nga zhvillimet e fundit.

Richards theksoi gjithashtu se, pavarësisht rezultatit të një apelimi të mundshëm, reputacioni i klubit mund të mbetet i dëmtuar.

“Nëse Manchester City apelon dhe e fiton çështjen, përsëri do të mbetet një njollë. Nëse shpallet fajtor pas apelimit, çfarë ndodh atëherë?”, tha ai.

Në fund, Richards shtoi: “Në këtë situatë nuk ka fitues.”

/GazetaBlic Sport/