Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur shqetësimin e tij pas dëmtimit të Raphinhës gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit.
Dëmtimi i sulmuesit brazilian ka shkaktuar shqetësim te klubi katalanas, ndërsa Laporta ka kritikuar kohëzgjatjen e pushimeve ndërkombëtare dhe rrezikun që ato paraqesin për lojtarët.
“Është një lajm që na shqetëson shumë. Nuk jemi aspak të kënaqur me këtë situatë”, u shpreh Laporta.
Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që Barcelona humbet lojtarë për shkak të dëmtimeve gjatë grumbullimeve me kombëtaret.
“Kjo ka ndodhur edhe me lojtarë të tjerë. Ky është rreziku i këtyre pushimeve të gjata ndërkombëtare”, deklaroi presidenti i Barcelonës.
Tani, te Barcelona presin më shumë informacion mbi gjendjen e Raphinhës dhe kohën që ai mund të mungojë.
/GazetaBlic Sport/


