Lajme

Kurti: Në Apel, do të bëjmë gjithçka për ish-krerët e UÇK-së

09/30/2026 10:34
nga:G B

Në mbledhjen e tretë të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të bëhet gjithçka për ish-krerët e UÇK-së në Apel.

“Do të bëjmë gjithçka për ta kur të vjen Apeli”, tha ai.

“Në Nju Jork unë shpreha shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht, dhe i pasaktë historikisht e faktikisht. Është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar, nga ajo që është provuar dhe vendosur nga Gjykata. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në Apel të adresohen padrëjtësitë dhë mangësitë e këtij aktgjykimi”, u shpreh Kurti.