Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 4 aksidente trafiku, prej tyre: 1 me lëndime , ku kanë mbetur të lënduar 2 persona dhe 3 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba për kundërvajtje.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.


