Lajme

Rama takon ambasadorin e Shqipërisë, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare dhe “Embassy Zone”

09/29/2026 18:25
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raporton GazetaBlic.

Rama bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare, si dhe për projektin “Embassy Zone”, i cili synon krijimin e hapësirave të dedikuara për ambasadat.

“Kryeqytetin dhe Shqipërinë i lidhin afërsia, historia dhe shumë mundësi për të punuar së bashku”, ka shkruar Rama.