Futbollisti i Kosovës, Milot Avdyli, ka folur për përgatitjet e Kombëtares para duelit ndaj Izraelit, që zhvillohet pasnesër.
“Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Jemi duke u përgatitur për duelin ndaj Izraelit dhe besoj që do ta japim maksimumin”, tha fillimisht Avdyli.
Ai vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se Kosova beson te cilësitë e veta për të marrë rezultat pozitiv.
“Kemi analizuar ndeshjet, është kundërshtar i vështirë, por me kualitetin që ne e kemi besoj që kemi me arrit rezultat pozitiv. Tani është momenti i duhur të rikthehemi tek fitorja dhe besoj që bashkë do t’ia dalim”, deklaroi Avdyli për FFK-në.
Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli ballafaqohen pasnesër nga ora 20:45 në Hungari.
/GazetaBlic Sport


