Teksa na ndajnë edhe disa orë nga ndeshja San Marino – Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka marrë vendimin për të lënë jashtë ekipit për këtë përballje 3 lojtarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin Sabah Kerjota, mesfushorin Feta Fetai dhe mbrojtësin Klisman Cake. Kuqezinjtë ndodhen në Ligën C, Grupi 1, ku përveç San Marinos, i kanë “llogaritë” me Bjellorusinë dhe Finlandën.
Vetëm ekipi që e mbyll në vendin e parë ka mundësi për t’u n gjitur në Ligën B, sikurse shansin për të garuar drejt “Euro 2028”.


