Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Policia e Pejës, të cilët kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, tha policia.


