Paraqitja e dobët e Turqisë ndaj Italisë, pas humbjes me Francën, ka rritur ndjeshëm tensionet rreth kombëtares turke. Tifozët reaguan ashpër në stadium, ndërsa trajneri Vincenzo Montella po përballet me presion të madh.
Në Bursa, himni italian u prit me vërshëllima, ndërsa të njëjtat reagime shoqëruan edhe Montellan që në minutat e para të takimit.
Situata u përkeqësua pas pjesës së parë, kur tifozët kërkuan publikisht shkarkimin e trajnerit italian. Presioni ishte aq i madh sa presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Hacıosmanoğlu, u largua nga stadiumi.
Pakënaqësia ndaj Montellas nuk është e re. Trajneri është kritikuar prej muajsh, veçanërisht pas paraqitjes zhgënjyese në Botëror, ku Turqia pësoi humbje ndaj Australisë 2-0 dhe Paraguajit 1-0.
Pas humbjes së thellë ndaj Italisë, e ardhmja e Montellas në stolin e Turqisë është tashmë më e pasigurt se kurrë.
/GazetaBlic Sport/


