Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Për Gazeta Blic, lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës rajonal i policisë për rajonin e Pejës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe sipas Policisë, mbetet nën hetim nga organet kompetente.
“Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente”, deklaroi Rugova.


