Sporti

Kush po e kryeson garën për ‘Topin e Artë’?

09/29/2026 09:49
nga:Mergim Rreci

Pas një viti të mbushur me emocione, gola, trofe dhe një Kupë Bote të paharrueshme, vëmendja e futbollit botëror është përqendruar te ceremonia e “Topit të Artë”, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm.

Votimi i gazetarëve nga e gjithë bota ka përfunduar dhe tani mbetet vetëm të mësohet emri i fituesit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Polymarket, lider është ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili ka marrë 45% të mbështetjes.

Pas tij renditet sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, me 42%, duke e bërë garën tejet të ngushtë.

Në garë janë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Rodri, por vëmendja kryesore është përqendruar te dueli Yamal-Kane.

Përgjigjja përfundimtare do të merret vesh në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku do të kurorëzohet fituesi i vitit 2026.

/GazetaBlic Sport/