Lajme

Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët

09/28/2026 22:09
nga:Genita C

Kryeparlamentari i RMV Afrim Gashi ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka qenë tronditje për të gjithë shqiptarët.

“Vendimi ka qenë një tronditje për të gjithë shqiptarët, dhe e kam ndje nën lëkurën time, dhe sidomos e kemi ndje si vendim të padrejtë edhe ndaj luftës së drejt të UÇK-së ndaj agresionit serb të regjimit të Millosheviqit në Kosovë, prandaj po dua të besoj se Apeli do ta kundërshtoj këtë padrejtësi”, tha Gashi në Politiko.