Fabian Ruiz beson se ka një mundësi reale për të garuar për “Topin e Artë”, pasi ka përjetuar një periudhë të mbushur me trofe me Paris Saint-Germain dhe Spanjën.
Mesfushori ka qenë pjesë e ekipeve të suksesshme si në nivel klubesh ashtu edhe në atë ndërkombëtar, gjë që i jep besim se e meriton të merret në konsideratë për këtë çmim prestigjioz individual.
“Nuk bëhet fjalë për të bërë fushatë. Mendoj se i kam shanset e mia, duke qenë se kam fituar të gjithë trofetë kryesorë,” tha Ruiz.
30-vjeçari e ka konsoliduar veten si një lojtar i rëndësishëm për PSG-në dhe Spanjën, duke kontribuar në sukseset e tyre në kompeticionet kryesore.
/GazetaBlic Sport


