Sporti

Asllani: Austria ka qenë sot ekipi më i mirë, dhamë maksimumin

09/27/2026 21:00
nga:Genita C

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani pas humbjes ndaj Austrisë tha se kundërshtari sot ishte ekip më i mirë se “Dardanët”.

Asllani tha se lojtarët dhanë maksimumin, por u mungoi edhe fati.

Ai shtoi se “Dardanët” do të përgatiten për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit për të dhënë maksimumin në fushë.

“Besoj që Austria ka qenë sot ekipi më i mirë, kanë luajtur më mirë se ne, këso ditë ka dhe ne duhet të japim tash maksimumin kundër Izraelit. Austria ka qenë kundërshtar më i fortë se Irlanda, u pa kualiteti i tyre në lojë, ne e dhamë maksimumin, nuk patëm fat, do të përgatitemi për të enjten që të japim maksimumin”, tha ai.