Lajme

‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet

09/26/2026 22:58
nga:L J

Sonte në Prishtinë është zhvilluar protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, e mbajtur për të 11 natë radhazi.

Lidhur me këtë ka reaguar djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi. Ky i fundit ka falënderuar pjesëmarrësit, duke shkruar edhe se ‘’qëndresa vazhdon’’.

‘’Nata e 11-të. Zëri ynë nuk shuhet, qëndresa vazhdon! Faleminderit secilit që është me ne.’’, ka shkruar ai.