Lajme

Të shtëna me armë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dy të plagosur

09/26/2026 11:22
nga:Y I

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër është lënduar nga një mjet i mprehtë.

“Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore”, thuhet në përgjigjen e tij.