Showtime

Dua Lipa me vizitë surprizë në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare

09/26/2026 11:13
nga:Y I

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka realizuar së fundmi një vizitë të veçantë në Pejë, ku ka marrë pjesë në një nga ngjarjet familjare.

Interpretuesja e hitit “New Rules” ka qenë e pranishme në dasmën e djalit të hallës së saj, Andit, i cili i ka dhënë fund beqarisë.

Dua, e cila rrallë herë viziton Kosovën pa ndonjë angazhim publik, këtë herë është rikthyer në vendlindjen e familjes së saj për një arsye krejtësisht familjare.

Familja e artistes me famë ndërkombëtare ka origjinë nga Peja, ndërsa një pjesë e familjarëve të saj vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë fotografi nga dasma, ku Dua Lipa shihet e veshur në mënyrë elegante, teksa shijon atmosferën festive së bashku me familjarët dhe të ftuarit.

Vizita e saj në Pejë vjen kështu në një moment të veçantë për familjen, ndërsa prania e artistes së njohur duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e të pranishmëve në ceremoninë martesore. /telegrafi