Djemtë e Kadri Veselit, Klestori dhe Yllori dhe djali i Rexhep Selimit, Aresi janë parë në mesin e protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ata iu bashkuan qytetarëve që u mblodhën në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, njofton Klankosova.tv.
Në shesh janë mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa protesta po zhvillohet me pankarta, flamuj të UÇK-së dhe thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.




