Pas raportimeve se Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat ndaj klubit për shkelje të rregullave financiare të Premier League, ka nisur të qarkullojë edhe një skenar hipotetik se si do të ndryshonte lista e kampionëve në rast të heqjes së titujve të “Qytetarëve”.
Sipas këtij skenari, titujt e fituar nga City në sezonet përkatëse do t’u atribuoheshin skuadrave që përfunduan pas tyre në renditje:
2011/12 – Manchester United
2013/14 – Liverpool
2017/18 – Manchester United
2018/19 – Liverpool
2020/21 – Manchester United
2021/22 – Liverpool
2022/23 – Arsenal
2023/24 – Arsenal
Në këtë version hipotetik, Manchester United dhe Liverpool do të përfitonin nga tre tituj secili, ndërsa Arsenal do të merrte dy.
Megjithatë, kjo nuk është një rishpërndarje zyrtare e titujve. Sanksionet ndaj Manchester Cityt ende nuk janë përcaktuar dhe procesi mund të pasohet nga apelimi i klubit. Vetëm vendimet përfundimtare të autoriteteve përkatëse do të përcaktojnë nëse dhe si do të preken titujt e fituar nga City.
/GazetaBlic Sport/


