Lajme

Aliu nga protesta në Ferizaj: I pakuptueshëm dhe selektiv vendimi i drejtësisë ndërkombëtare

09/25/2026 17:07
nga:L J

Edhe në Ferizaj po mbahen protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale për t’i dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aty i pranishëm ishte edhe kryetari i këtij qyteti, Agim Aliu.

“Secili qytetar e ka parë që është bërë një padrejtësi e madhe dhe është humbje e besimit në drejtësi”, tha Aliu për Klan Kosovën.

Ai e quajti qasje selektive dhe përqasje të padrejtë të faktorit ndërkombëtar pikërisht ndaj një populli që beson në drejtës dhe që ka bërë luftë të drejtë.

“Vërtetë ishte e pakuptueshme se si drejtësia ndërkombëtare ka vendosur në këtë mënyrë për një popull që ka luftuar për vlerat demokratike”, tha Aliu.