Lajme

Kryediplomati i Bosnjës takoi Kurtin në New York: Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njejta na lidhin më fortë

09/25/2026 15:13
nga:L J

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakovic, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork në margjina të Samitit të Kombeve të Bashkuara.

Në një fotografi të shpërndarë nga Konakovic, ai ka shkruar se mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta i lidhin të dy vendet edhe më fortë.

“Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta na lidhin fort”, ka shkruar Konakovic.

Të dy ndodheshin në Nju-Jork gjatë takimeve të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, që trajtonin çështje të sigurisë, politikës së jashtme dhe të së ardhmes evropiane të rajonit.